UBT

Medvedev: Jashtëtokësorët janë në mesin tonë!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Jashtëtokësorët janë në mesin tonë, por unë nuk mund t’u them numrin e tyre sepse do të ngjallte panik tek njerëzit”.

Këtu ishin fjalët e as më pak e as më shumë të vetë ish-presidentit, tashmë kryeministrit të Rusisë, Dmitri Medvedev, lëshuar pa dijeninë që ende po regjistrohej pas përfundimit të një emisioni në një televizion rus ku ishte i ftuar.

“Po ua them për herë të parë dhe të fundit, në valixhen me kodet e bombave bërthamore, presidenti ka një dosje me informacion të detajuar lidhur me jashtëtokësorët që kanë vizituar planetin tonë dhe bashkë me të është edhe një dosje tjetër e klasifikuar e shërbimeve sekrete me informacione të detajuar për prezencën e jashtëtokësorëve në territorin tonë”, deklaroi Medvedev, duke sqaruar më pas se kodet e armëve bërthamore bashkë me dy dosjet “top secret” kalohen nga njëri president tek tjetri.

FIDANISHTJA

Medvedev nuk ndal me kaq dhe vazhdoi shakanë e tij.

“Është një film i famshëm, ‘Men in Black’ ku mund të gjeni informacione më të detajuara për këtë çështje, unë s’mund t’u them asgjë më shumë”, tha kryeministri rus, që më herët foli edhe për Babagjyshin e Vitit të Ri.

“Unë besoj tek ai dhe nuk futem tek ata njerëz që u them fëmijëve që Babagjyshi s’ështe i vërtetë”, tha Medvedev.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.