RCCOLA

Medresistët vizituan muzeun “Amaneti”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nxënësit e Medresës së Mesme “Alaudin”, paralelja e ndarë në Gjilan, me disa mësimdhënës dhe koordinatorin e saj z. Arben Neziri, kanë vizituar Muzeun “Amaneti“ në Gjilan.

Në kuadër të aktiviteteve jashtë mësimore, sot Medresistët e Medresesë së mesme “Alaudin” të Gjilanit, së bashku me disa nga mësimdhënësit e tyre dhe koordinatorin e saj Z. Arben Neziri, vizituan Muzeun “Amaneti..” Muzeu “Amaneti..” është pronë e qytetarit të vjetër gjilanas doktor Shevqet Mehmeti (mjek- urolog i njohur jo vetëm në Gjilan dhe Anamoravë, por edhe në tërë Kosovën).

Doktor Shevqeti, një adhurues i njohur i antikiteteve dhe i arkeologjisë që herët filloi të pajiset me gjëra të vjetra antike dhe grumbullimin e antikiteteve iu bë pasion që nga mosha rinore e tij dhe kështu një nga një që nga viti 1976 e deri më sot mblodhi rreth 30 mijë copë antikitete, duke i llogaritur këtu edhe dokumentet arkivore administrative të vjetra të shkruara në regjimet e ndryshme që kishin kaluar një pas një në regjionin e Anamoravës.

Në kuadër të këtij muzeu ekziston edhe biblioteka me mbi 8 mijë e 800 libra të vjetra, në kuadër të të cilave ka në posedim edhe të 76 ekzemplarë të Kuranave në gjuhë të ndryshme të botës.

Fundamenti

Hapja e këtij Muzeu për herë të parë për vizitorë, u shpjegon vizitorëve të sotëm Doktor Shevqeti, është bërë në vitin 2006. Pos tjerash në këtë Muze vizitorët mund të shohin 15 mijë fotografi të vjetra të Gjilanit, të bëra nga fotografët e ndryshëm të kohës, të selektuara në sistem, të cilat shfaqen përmes tre ekraneve të montuara në hapësirën e muzeut “Amaneti”.

Nxënësit e medresesë ishin kureshtar për gjërat e ekspozuara dhe të renditura për mrekullinë nëpër vitrinat e bëra enkas për to. Ata shtruan edhe pyetje: Çfarë ju ka shtyrë juve si doktor-mjek të merreni edhe me këtë hobi mjaft interesant?
Amaneti i babait tim kur mi la në përkujdesje kapelën ,orën e disa gjëra të tjera duke më thënë se t`i këto i ruan më mirë, ishin shkas që nga ajo ditë unë të filloi dhe të grumbulloi gjëra, sende të vjetra dhe kështu u mishërova në to dhe dikur e tërë kjo pas hobit në fillim mu bë pasion dhe dashuria ndaj gjërave të vjetra nuk pushoi kur tek unë.

A iu dihet prejardhja e gjithë këtyre gjërave dhe vjetërsia e tyre?
Secilit antikitet-ekzemplarë e ka të shënuar prejardhjen – prej nga është marrë dhe vjetërsinë e saj. Bie fjala këtu kemi gjëra të vjetra që nga viti 1765 e këndej,të gjitha të grumbulluara në regjionin e Anamoravës.

Dua të potencoi edhe një gjë se e tërë kjo është rezultat i punës së pandërprerë nga unë dhe edhe tani nuk ndalem punoi në këtë drejtim, .Kështu tani jam duke punuar në grumbullimin e të dhënat në mbishkrimet në varrezat e të vjetra të shkruara në Gjuhën osmane, në tërë territorin e Anamoravës, të cilat më vonë do e bëjmë edhe deshifrimin e tyre, theksoi doktor Shevqeti para medresantëve, të cilët vizituan muzeun “Amaneti” në Gjilan./islam osmani/rajonipress/