ARKATANA

Mediumi turk: Nëse SHBA tërhiqet nga KFOR dobësohet siguria në rajon – mund t’i hapet dera Rusisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

“Një tërheqje e SHBA-së mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë”, kështu shkruan mes tjerash mediumi turk Türkiye Today, në lidhje me një nga temat më të diskutuara ditëve të fundit, e që është tërheqja e mundshme e një pjesë të trupave amerikane nga Evropa, shkruan Gazeta Express.

I gjithë ky diskutim nisi pas një raportimi të bërë nga BILD ku thuhej se Italia po përgatitej për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Në artikullin e mediumit turk, i kushtohet rëndësi e madhe edhe situatës në Kosovë, ku thuhet se nëse diçka e tillë ndodhë atëherë ‘‘ndikimi i Moskës në rajon ka të ngjarë të zgjerohet’’.

Mobi Casa

Po ashtu, në artikull theksohet se ‘‘përfshirja e SHBA-së është jetike jo vetëm për stabilitetin e Kosovës, por edhe për parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor’’, dhe që ‘‘një tërheqje e SHBA-së mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë’’.

‘‘Nëse SHBA-të tërhiqen nga KFOR-i dhe forcat e tjera të NATO-s në Evropë, kjo mund të dobësojë jo vetëm ekuilibrin e sigurisë në rajon, por edhe pozicionin strategjik të Perëndimit kundër Rusisë. Prania e NATO-s në rajon ka shërbyer si një pengesë për ndikimin rus. Një veprim i SHBA-së për të reduktuar praninë e saj mund të hapë derën për Rusinë që të marrë një rol më aktiv në rajon’’, thuhet në artikullin e mediumit turk.

Tutje, theksohet edhe se një tërheqje e SHBA nga KFOR-i mund të paraqesë ‘‘mundësi strategjike dhe politike për Serbinë’’. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.