RCCOLA

Meditimi ndihmon kudër vetmisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vetmia është gjendje e nënçmuar e cila mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, po meditimi mund të ndihmojë në disa mënyra.

Meditimi ka efekte të ndryshme të dobishme, ndërsa hulumtimi më i ri në Universitetin Carnegie Mellon ka treguar që me të në mënyrë të suksesshme mund të luftohet kundër vetmisë dhe të përmirësohet puna e sistemit të imunitetit, i cili në mënyrë më efikase do të luftoj kundër sëmundjes.

Vetmia përndryshe bart shumë faktorë të rrezikut dhe konsiderueshëm ndikon në vdekshmërinë e personave më të vjetër, ndërsa rezultatet e hulumtimit tregojnë që meditim i është jashtëzakonisht efikas në largimin e problemeve të tilla. Përveç kësaj, studimi ka treguar që redukton numrin e inflamacioneve në organizëm.

Fundamenti

Vullnetarët në hulumtim së pari kanë mësuar bazat e meditimit, ndërsa pas kësaj kanë medituar rregullisht dhe kanë shkruar raporte, duke vlerësua ndjenjën e vetmisë para dhe pas meditimit dhe kanë dhënë mostrat e gjakut. Pas dy muajve mediumi, te shumica ndjenja e vetmisë është reduktuar konsiderueshëm, ndërsa analiza e mostrës së gjakut ka treguar që është reduktuar gjeni i cili nxit inflamacion t në sistemin e imunitetit të pjesëmarrësve.

Ky hulumtim në mënyrë të suksesshme ka dëshmuar që ekziston mundësia e ndryshimeve qelizore me forcën e pastër të mendjes, kështu që planifikohen hulumtime tjera në atë drejtim me numër më të madh të pjesëmarrësve. /Telegrafi/