UBT

Medieve TVSH-ja u hiqet nga 1 korriku

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të gjitha mediave do tu hiqet nga data 1 korrik i këtij viti, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Financave (MF).

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave (MF), Menderes Ibra, ka thënë se ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, tash më ka hyrë në fuqi, i cili parasheh edhe lirimin e mediave, shërbimeve spitalore dhe kujdesit mjekësor si dhe lirimin e universiteteve private nga TVSH-ja. “Ligji i ri për TVSH-në ka hyrë në fuqi ndërsa do të zbatohet nga data 1 korrik 2012”, tha Ibra për Telegrafin.

Mobi Casa

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Ymeri ka sqaruar se ndryshimet e ligjit për TVSH-në hyjnë në fuqi 15 pas publikimit në gazetën zyrtare. “Fillimi i zbatimit do të bëhet nga data 1 korrik pasi TVSH-ja ndërlidhet ndërlidhët me periudhën tatimore. “Ligji është në fuqi prej datës 15 qershor, por efekti juridik lidhet me bazën tatimore. E baza tatimore krijohet në baza të plota tatimore ose në periudha tremujore qysh është tatimi në të ardhura apo në baza mujore që është TVSH-ja”, ka thënë Ymeri, për Koha Ditore.

Vlerësohet se heqja e TVSH-së për mediat do ta lehtësojë mbijetesën e mediave pas ndalimit të reklamimit të Qeverisë nëpër media për shkak të Ligjit të ri për Prokurimin Publik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.