UBT

Mediet greke: UÇK-ja në Greqi!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mediat greke bëjnë me dije se pas arratisjes së mirë-organizuar dhe të armatosur të burgut të Trikalës, fshihet UÇK-ja.

Sipas tyre, policia disponon fakte dhe duke u bazuar në taktikat e arratisjes, në mënyrën e organizimit, në betejën e ashpër, në mbulimin me dy brezave zjarri luftarak, ku për pasojë mbeten të plagosur tre gardian grekë, tregojnë se operacionin e organizoi UÇK-ja!

Madje, këto media të cilat i referohen shërbimeve të fshehta të shtetit grek, theksuan se “është ky sulmi i parë i armatosur i ushtarëve të UÇK-së në Greqi”.

UBT

Të dhënat e grumbulluara rreth përdorimit të saktë të bombave të dorës, të mbështetura nga breshëri armësh të personave që u arratisën dhe grupit që i priste nga jashtë burgut, si dhe kurthi i ngritur për të humbur gjurmët me makinën që arratisën ta “minonin” me bomba dore ,për mediat greke përbën fakt të padiskutueshëm se grupi që ndihmoj në arratisje ishin anëtarë ose paraushtarak të UÇK-së.

Për më shumë se 45 minuta u zhvillua një betejë e vërtet lufte referon Defence.gr, me gardianët e burgut, të cilët u zunë në befasi, ndërsa qetësia e organizatorëve dhe “dëshira” për të luftuar tregon se ishin paraushtarak të stërvitur mirë, raportoi albobserver.