Fundamenti

Mediat serbe i thurin lavde Adnan Januzajt të Unitedit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson ka nisur të mendoj për stinorin e ardhshëm. Megjithatë, në vend të emrave të mëdhenj nga klubet tjera, skocezi legjendar ka vendosur të shikoj kah skuadra e të rinjve, kurse njëri nga këta futbollist sipas shijes së tij është kosovari Adnan Januzaj (18), anëtar i skuadrës të të rinjve të “Djajve të Kuq”.

“Futbollistët e vjetër si Ryan Giggs, Paul Schols dhe Rio Ferdinand janë në fund të karrierës së tyre, mirëpo ne kemi grupin e futbollistëve të rinj për 5-6 vitet e ardhshme, si Adnan Januzaj, i cili ka potencial të madh. De Gea, Rafale, Phil Jones, Smoling, Buttner, Cleverly, Welbeck, Kagawa, Chicharito, Evans, këta janë futbollistët e së ardhmes”, ka thënë Ferguson.

Këtë deklaratë të Fergusonit e kanë transmetuar mediat serbe, kurse e përditshmja “Kurir” i ka vendosur titullin: Beckhami i ri: Shqiptari nga Kosova ylli i ri i Unitedit.

Mobi Casa

Januzaj është i lindur në Kosovë, por si fëmijë ka emigruar me familje në Belgjikë. Në United ka ardhur nga shkolla e Andelechtit në vitin 2011. Ai është i lindur më 5 shkurt, njëjtë si Ronaldo, mirëpo stili i lojës së tij i përngjan më shumë David Beckhamit.

Adnani në stinorin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e skuadrës së Unitedit, derisa ka mundësi që të debutoj në ndeshjen e ardhshme në Premier Ligë, pasi që “Djajtë e Kuq” e kanë siguruar titullin. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.