Hidromorava

Mediat italiane: Ku u zhduk pronari i Triestinas, Hamdi Mehmeti?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Skuadra e Triestinas është ende në pritej të pronarit të ri, kosovarit, Hamdi Mehmeti. Ky i fundit bëri bujë kur bleu klubin më shumë se një muaj më parë, por ai ende nuk ka filluar punën te skuadra e re.

E bleu një skuadër italiane duke bërë bujë të madhe. Por, pronari kosovar i skuadrës italiane, Triestina, është ‘zhdukur’.

Kështu të paktën shkruajnë mediat italiane. ‘Il Piccolo’ ka shkruar sot gjatë ditës se skuadra e Triestinas është ende në rrugë të paqartë duke pritur ardhjen e Mehmetit për t’i definuar gjërat.

ARKATANA

“Për gati një muaj, të gjithë janë duke pritur ardhjen e presidentit për të definuar rolet dhe përgjegjësit. Pritja është afër mbarimit”, shkroi portali italian.

Para se ta blinte skuadrën italiane, Mehmeti për një kohë udhëhoqi edhe me Hajvalinë në Raiffeisen Superligën e Kosovës mirëpo më pas u tërhoq.