Eko Higjiena

Mediat amerikane ia huqën lajmit më të madh në vend

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy nga mediat më të mëdha, CNN dhe Fox News, ia kanë huqur sot lajmit për vendimin e Gjykatës Supreme për ta mbështetur ligjin për reformën e kujdesit shëndetësor.

Problemi filloi në CNN. Korrespodenti Kate Boulduan ka lexuar një pjesë të Gjykatës, e cila totalisht gabim. Më e keqja është se edhe në shiritin e lajmeve, shkonte “ekskluziviteti i gabuar”.

“Supremja vret mandatin individual”, shkruhej në “breaking news” të CNN.
Ndërkohë gabim hiç më pak të trashë ka bërë edhe Fox News që ka përsëritur gabimin e njëjtë duke menduar se Supremja amerikane nuk i ka dhënë mbështetjen ligjit.

Hidromorava

Madje gazetarët e dy mediave e kanë quajtur edhe “goditje të madhe” për presidentin Obama mosmbështetjen e ligjit.
Por në anën tjetër, presidenti amerikan tashmë veç kishte filluar të jepte mesazhet e fitores.

“Gjykata më e lartë në vend ka folur”, ka thënë Obama, pas mbështetjes së ligjit për reformën e kujdesit shëndetësor, duke e quajtur më tutje si një fitore të popullit amerikan. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.