Mobi Casa

Mediat: Albert Einstein i ri është një 15-vjeçar francez

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Francë – Mediat franceze e kanë cilësuar si Albert Einstein e ri. Me siguri ky 15-vjeçar ka dhunti të veçanta, pasi ka arritur të publikojë që në këtë moshë një studim për galaktikën, në revistën Nature.

Neil Ibata quhet djaloshi që frekuenton ende liceun, ndërsa kur ka kohë të lirë shkon të bëjë stazh në observatorin e qytetit, ku punon i ati.

Studimi ka zbuluar se rreth galaktikës Andromeda rrotullohen shumë galaktika të tjera xhuxhe, që formojnë një disk të përsosur që rrotullohet.

Hidromorava

Kontributi i Neil, në këtë studim, sipas babait të tij që është edhe autori kryesor, ka qënë vendimtar. Në një intervistë ai shpjegon se: “Në fund të verës kisha dëshirë t’i mësoja programimin dhe i kërkova të modelonte pikërisht lëvizjen e këtyre galaktikave xhuxhe. Në vetëm një javë Neil arriti të zbulojë që ato krijonin një disk që rrotullohet”, thotë ai.

Rëndësia e këtij zbulimi është pasqyruar edhe në faqet e Narture. “ Këto rezultate vënë në pikëpyetje të gjithë teoritë për formimin e galaktikave”, shkruan Brent Tully nga universiteti i Hawaii.(ma.ar/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.