UBT

Mediana Bislimi: Gjilani meriton më mirë, shumë më mirë!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Familja. Gjithë është thënë familja është e shenjtë dhe njeriu sakrifikon gjithçka për familjen e tij. Ajo është thelbi i shoqërisë. Por, kur punëson familjarët e tu në institucione publike, atëherë, do të thotë se ti shkelë çdo familje meritore për ta ngritur familjen tënde padrejtësisht. Kjo quhet nepotizëm ka shkruar Mediana Bislimi.

Postimi i plotë:

Burimi i nepotizmit është prapambeturia dhe ngecja në histori. Quhet edhe korrupsion, kur familjen e vendos para të mirës publike. E “sakrifikon” publiken, zhvat institucionet publike, për ta rehatuar familjen.

Mobi Casa

Kështu është folur deri dje, kështu e ndërtonit diskursin publik dikur iu referuar familjes si “La famiglia” si diçka mafioze, e sot, të gjithë vraponi për familjet tuaja duke e përdhosur edhe më shumë Gjilanin.

Uroj të kthjelleni, i t’i thirni mendjes e zemrës. Gjilani meriton më mirë, shumë më mirë!