Fundamenti

Me viza edhe këtë vit, humbëm të gjitha afatet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova po i humb të gjitha afatet për ta marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja këtë vit. Kushti për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk po plotësohet dhe për këtë shkak qytetarët e vendit nuk do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen, shkruan sot, gazeta Zeri.

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojnë të mbesin të izoluar, duke mos mundur të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kjo pasi institucionet e Kosovës nuk po i kryejnë obligimet e tyre të vëna si kusht nga Bashkimi Evropian. Demarkacioni me Malin e Zi, i cili është kusht i pakapërcyeshëm për ta marrë liberalizimin, institucionet nuk e kanë ndërmend të kryejnë, duke qenë se nuk e kanë si prioritet.

UBT

Madje krerët e institucioneve çdo fushatë zgjedhore liberalizimin e kanë pasur si top-prioritet, ani pse asnjëherë nuk u përmbush.

Gazeta “Zëri” javë më parë ka botuar një dokument të përgatitur nga Ministria e Jashtme e Kosovës, sipas të cilit, Qeveria e Kosovës synonte që Marrëveshja për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi të kalojë në Parlament prej datës 25-27 tetor 2016, në mënyrë që të arrihen afatet e nevojshme për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti. Në të kundërtën heqja e vizave me BE-në shtyhet për vitin tjetër. Por, në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur dje, është bërë e ditur se në seancën e 27 shtatorit nuk do të jetë pikë e rendit të ditës demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.