Fundamenti

Me vezë, drejt kaosit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa sërish ka qenë në “target” të opozitës. Ai kësaj here u sulmua me vezë në bastionin e partisë së tij – LDK-së në Podujevë, në shesh të hapur. Aksioni i partive opozitare u realizua në kohën kur shefi i ekzekutivit kosovar po merrte pjesë në manifestimin e Ditës së Mjedrës që mbahet tradicionalisht në Llap.

Në momentin që kryeministri po qëndronte në promovim, dy persona kanë nisur të hedhin vezë në drejtim të tij. Menjëherë ka intervenuar Policia e Kosovës duke arrestuar dy të rinjtë të cilët më vonë u mësua se janë aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” pasi që kjo e fundit e mori përgjegjësinë për sulmin.

GRANDEMALL

Vetë kryeministri Isa Mustafa nuk shfaqi shqetësim, ndërsa analistët kosovarë kanë vlerësuar se metodat e tilla stigmatizuese ndaj një politikani shpijnë në kaos shoqëror dhe jo vetëm. Sipas tyre, “vezët” mund të sjellin deri te një tensionim i panevojshëm i situatës në Kosovë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.