ARKATANA

Me t’pas pâ luft’tar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Luft’tar kam dasht me t’pâ, Jo tuj ardh prej historisë, Po prej l’kur’s tânde, Atomet tuj t’shpërthy, E plaga dhimbt edhe mbas 17 vjet’ve, Tuj t’kriju ciklin e shqet’simit t’bukur

Sa kisha dasht me t’pas pâ luft’tar
Ty që herët ishe nis
Me e kërkue lirinë
Thojnë, kush e kthen kryet mbas
Nuk m’rrin me kohë n’vend

Për do gjana nuk t’kisha vet n’holl’si
Me t’pas pâ luft’tar
Nashta t’kisha ndi ma burr’, ma djal’
Koftë edhe n’fotografi
T’parruem, me flok’ bore prej pluhuni
T’vram’ dielli deri n’skej t’qaf’s
E pllâmb t’dorës

Nuk isha mundu me t’ngushëllu
Me t’pas pâ luft’tar
Trimi nuk ka nevojë për fjalë t’buta
As me varrë n’trup, as me luftë t’humbun

United Hospital

Me marr frymë prej lirisë tâne
Kisha dasht me t’pâ luft’tar
Jo në xhirime amatore
Me bâ kreni t’tjer’t ngat teje
Për merita t’mrizume n’ekrane
Kisha dasht me t’pâ tuj pi uj’
Kah e kalon pragun për liri
Me gjyksin drejtue robnisë

Kisha besu se nuk ki me e hup asnjanën betej’
Nashta s’kisha mujt pa ta njom krahin
Me naj pikë lot’
Mas plag’s n’asht
Tash nuk e di a âsht mâ e rândë plaga
A pengu
Që s’u bane luft’tar

Naime Beqiraj, prill, 2016

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.