UBT

Me tenda e zjarre në shesh, protestuesit e rrisin presionin për ligjin e Speciales, a do ta kryejë punën Kuvendi?

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Edhe të dielën mbrëma në Prishtinë ka vazhduar protesta në sheshin “Skenderbeu”, kundër verdiktit të Gjykatës Speciale që rezultoi me burgim për katër ish-krerët e UÇK-së.

Në fakt, protesta tash e sa ditë ka marrë formën e kërkesës për të miratuar ligjin për Specialen dhe po zhvillohet para Kuvendit.

Protesta e sotme që po vazhdon edhe në këto orë me prani të qytetarëve të cilët kanë ngritur edhe tenda në shesh, po mbahet para seancës zë Kuvendit të Kosovës që mblidhet të hënën nga ora 09:00, ku pika e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i ndryshim-ligji për Dhomat e Specializuara, propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ky zhvillimi po ashtu vjen vetëm dy ditë para afatit të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi i Kosovës të zgjedh Presidentin, në të kundërtën brenda 45 ditëve vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

ARKATANA

Për shkak të kësaj dinamike janë zhvilluar edhe takime në mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të PDK-së, Bedri Hamza, por nuk është shpallur ndonjë dakordim mes tyre.

Hamza insiston që ndryshim-ligji për Specialen të kalojë në dy lexime, pastaj të votohet Presidenti. Por, partia në pushtet dëshiron votimin e Presidentit, më pas edhe votimin në lexim të dytë. Sidoqoftë, seanca tashmë është thirrur dhe mbetet të shihet si do të ecin gjërat.

Në lidhje me këto zhvillime, një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se do qëndrojnë gjithë natën para Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, për nesër janë paralajmëruar dy protesta krahas punimeve në Kuvend, nga ora 08:00 ka thirrur protestë platforma “Jo në Emrin Tim” të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga organizata studentore, ndërkaq në ora 09:00 protestë ka ftuar OVL-UÇK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.