UBT

Me telashe të brendshme “Drita” synon suksese në të ardhmen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Kuvendin e jashtëzakonshëm me një numër të vogël të pjesëmarrësve, KF “Drita” sot ka shpërbë kryesinë e deritanishme, duke kërkuar nga ata gjendjen financiare dhe dokumentet e tjera të klubit. Në këtë Kuvend është zgjedhur këshilli i përkohshëm i cili ka për detyrë të bëjë riorganizimin e kryesisë së re të klubit ka thënë Adelina Sylejmani e cila edhe caktuar në krye të këtij këshilli.

Duke i lënë për detyrë këshillit të përkohshëm punues të zgjedhur nga Kuvendi në përbërje: Adelina Sylejmani, Fisnik Isufi, Adnan Osmani, Shkelzen Biçku, Lulzim Haziri, Jeton Maloku, Sedat Pajaziti, të bëjë riorganizimin, zgjedhjes së bordit dhe të kryesisë së re të Klubit.

Mobi Casa

Duke i falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar deri tani për klubin, KF”Drita” synon suksese në të ardhmen./rajonipress/