Eko Higjiena

Më të pasur se Obama

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Akan Ismaili, del të jetë më i pasur se presidenti i shtetit më i fuqishëm në botë.

Mediet në Amerikë kanë raportuar më herët se pasuria e presidentit Barack Obama është 7.3 milionë dollarë amerikanë, apo 5.5 milionë euro, derisa merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarëve.

Ndërsa diplomati i Kosovës në shtetin e Obamës ka para të gatshme(cash) prej hiç më pak se 7.5 milionë euro, apo 10 milionë dollarë amerikanë.

Në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsioni(AKK), Ismaili ka bërë të ditur se ka rreth 135 mijë euro në bankat kosovare, mbi 3.5 milionë euro të gatshme në bankat e Sllovenisë dhe mbi 4 milionë euro në shtetin ku është ambasador.

Përpos parave të gatshme, Ismaili ka edhe patundshmëri në vlerë prej 2.6 milionë euro, 70 mijë euro vetura dhe aksione në vlerë prej 4.1 milionë euro në 3 kompani të ndryshme.

Paratë e gatshme, patundshmëritë, veturat dhe aksionet në biznese të ndryshme të ambasadorit Ismaili kalojnë shifrën prej 15 milionë eurove, derisa paga vjetore e tij është 38 mijë euro, apo dhjetë fish më e ulët se e Obamës.

GRANDEMALL

Megjithatë, pasurinë e tij Ismaili e ka bërë nga shitja e aksioneve në kompaninë e telefonisë “Ipko” sllovenëve.

Thaçi i shpenzoi 80 mijë euro

Pavarësisht se me dekada është në biznese ndërkombëtare, numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar më pak para të gatshme se sa diplomati kosovar në Amerikë.

Pacolli gjatë vitit 2012 ka deklaruar 3.7 milionë euro para të gatshme në bankat kosovare, ndërsa nuk i ka deklaruar paratë që i ka në bankat e huaja.

Pas tij “xhepat” plot me para i ka edhe deputeti i AAK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka në pronësi zinxhirin e hipermarketeve “ETC” në të gjitha qendrat e Kosovës.

Kelmendi ka deklaruar rreth 2.9 milionë euro para të gatshme. Hiç keq me cash nuk i ka punët bashkëpartiaku i Kelmendit, Blerim Shala. Ai është politikani i katërt që ka më së shumti para të gatshme në vend, shuma e të cilave arrin në 220 mijë euro.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.