Me të drejtë revoltohet Flamur Hyseni: Si ka mundësi të harrohet periudha e themelimit dhe konsolidimit të Universitetit të Gjilanit
Gjilan – Flamur Hyseni është njëri nga emrat kryesor që ka marrë pjesë në konsolidimin dhe themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit. Duke qenë njohës i ngjarjeve që nga dita e parë, ai ka reaguar me rastin e përvjetorit të këtij universiteti, ku janë harruar emra të rëndësishëm të themelimit të këtij procesi. “Prandaj, si qytetar i Gjilanit dhe njëri nga dëshmitarët e secilit proces në çdo fazë të themelimit dhe konsolidimit prej ditës së parë e deri me 26/04/2016, shpreh shqetësimin tim, për heshtjen e kësaj periudhe më të rëndësishme nga organizatori dhe vartësit e tij, se si kanë mund ta bëjnë këtë” ka shkruar Flamur Hyseni.
Postimi dhe reagimi i plotë i Flamur Hysenit:
Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe opinion i gjerë,
Dje, në Universitetin Publik të Gjilanit, është organizuar ceremonia e shënimit të dhjetë vjetorit të themelimit të universitetit. Por, në ketë ceremoni për shënimin e dekadës së parë të Universitetit, në fakt të pranishmeve nga organizatori ju prezantuan të arriturat e personifikuara nën patronatin e një ekipi të vogël për gati 8 vite (pra 8 vjetori), por, nuk është përmendur asnjë fjalë për këshillin dhe ekipin themelues të Universitetit, të cilët me shumë angazhim dhe përkushtim e kanë bërë themelimin e çdo organi të Universitetit dhe katër fakulteteve përkatëse (edukim, juridik, ekonomik, shkenca kompjuterike), kanë shpallë konkurse akademike dhe administrative duke i përmbyll suksesshëm secilin për tyre, kanë akreditu programet e para studimore dhe shumë procese të tjera, dhe veçanërisht kanë organizuar zgjedhjet e para në Universitet për studentët dhe zgjedhjet e përgjithshme në Universitet (2015), kanë draftu çdo akt normativ, për periudhën: 28/01/2013 – 30/09/2015.
Si ka mundësi të heshtet gjithë ky angazhim për këtë periudhë? Kënd po e pengon kjo?
Ekipi themelues dhe menaxhues, për periudhën 28/01/2013 – 14/01/2015, që vendosi themelet dhe konsolidoi Universitetin Publik të Gjilanit në të gjitha aspektet kishte këtë përbërje, si në vijim:
Rektorati:
Arben Dermaku – Rektor
Sabri Tahiri – Prorektor
Xhevdet Thaqi – Prorektor
Naim Syla – Prorektor
Dekanët e fakulteteve:
Shpresë Qamili – Fakulteti Edukimit
Flamur Hyseni – Fakulteti Juridik
Arben Sahiti – Fakulteti Ekonomik
Xhevdet Thaqi – Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (2014)
Vaxhid Sadriu – Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit
Si ka mundësi të heshtet dhe të mos thuhet asnjë fjalë për kontributin e ish Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili është më meritori që sot është Universiteti Publik i Gjilanit.
Si ka mundësi të heshtet dhe të mos thuhet asnjë fjalë e vetme për kontributin e Universitetit të Prishtinës, i cili me të gjitha aspektet e mundësoi themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit.
Si ka mundësi të heshtet dhe të mos thuhet asnjë fjalë për Kuvendin e Republikës së Kosovës (për ishte edhe opozita) dhe Qeverinë e asaj kohe që morën vendim për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit.
Si ka mundësi të heshtet kontributi dhe angazhimi i mediave/gazetarëve të Gjilanit, të cilët raportuan me shumë vullnet dhe përkushtim, dhe ndihmuan themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit, pa u kursyer aspak. Gazetarët që e bënë këtë, për periudhën: 28/01/2013 – 30/09/2015, janë si në vijim:
Musa Sabedini – Rajonipress
Asdren Agushi – Radio Energji
Xhevat Xh Latifi – XLpress.tv
Xhavit Salihu (Salihu Arbresh) – Radio Star
Vasilika Bunaj – TV Vali
Muhamet Halili – 2lonline
Leonora Dalipi – RTV21
Se si është themelu dhe konsolidua Universiteti Publik i Gjilanit, për periudhën: 28/01/2013 – 30/09/2015, ka shumë dëshmitarë, fakte, dokumentacion, foto, video dhe raportime mediale.
Si ka mundësi të shpërndahen me aq dorë të lirë ato mirënjohje (për 8 vite, 2015 – 2023) të (pa) merituara për persona pa kontribute, të cilët janë hy në pune në Universitetin Publik të Gjilanit, pra janë punesu fal mundit, angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë të lartpërmendurve?!
Prandaj, si qytetar i Gjilanit dhe njëri nga dëshmitarët e secilit proces në çdo fazë të themelimit dhe konsolidimit prej ditës së parë e deri me 26/04/2016, shpreh shqetësimin tim, për heshtjen e kësaj periudhe më të rëndësishme nga organizatori dhe vartësit e tij, se si kanë mund ta bëjnë këtë./rajonipress/