Më shumë vitaminë C për duhanpirësit pasivë
Konsumimi i sasive shtesë të vitaminës C mund të ndihmojë minimizimin e rrezikut te personat të cilët edhe pse nuk e pinë duhanin janë të ekspozuar ndaj tymit të tij.
Një studim i vogël i realizuar kohë më parë ka nxjerrë në pah se personat të cilët në mënyrë pasive thithin tymin e duhanit, duhet të konsumojnë nga 500 miligramë vitaminë C në ditë. Kjo sasi e vitaminës C mund të ulë nivelin e substancave të cilat thithen përmes tymit të duhanit.
Studimi ka ndarë personat në tre grupe, njëri që ka marrë vitaminë C, tjetri ka marrë vitaminë E dhe grupi i tretë ka marrë placebo (tableta pa efekt).
Pas dy muajsh është vërejtur se niveli i izoprostanit F2 në gjak është ulur për 11.4 për qind te personat që kanë marrë vitaminë C, ndryshe nga dy grupet tjera që nuk kanë pasur lëvizje të kësaj substance që krijohet gjatë stresit oksidues. /Mjeku.Net/

