Uji Dea

Më shumë shpenzime sesa të ardhura

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ngritje e çmimeve, në muajt e fundit, përveç lëndëve djegëse, sipas qytetarëve, është vërejtur te produktet e konsumit, siç janë buka, vaji, perimet dhe veshmbathja.

Qytetarët ankohen se çmimet po bëhen të papërballueshme për xhepin e tyre dhe po ulin standardin e tyre jetësor.

Në një anketë të zhvilluar me qytetarë, për Radion Evropa e Lirë ata thonë se më shumë shpenzojnë para , se që kanë të ardhura.

Këtë e thotë edhe Zijadin Kastrati, ekonomist me profesion, por që është i papunë:

“Prej këtij shteti kurrgjë s’kam, kurrfarë përfitimi. Shpenzimet mujore i kemi 1 mijë euro, të ardhurat i kemi 300. Por, fati që punojnë fëmijët, sepse unë vetë nuk punoj”.

Por, ka edhe të tillë që me shitjen e produkteve ushqimore në rrugë, kanë përfitim të majm. Njëri nga ta është gjashtëmbëdhjetëvjeçari Florent Gashi,i cili thotë se gjatë muajit fiton rreth 1500 euro.

“Gjatë muajit i nxjerrim fitim rreth 1500 euro. Shesim gështenja, fara, pupagjela, kikirika. Na dalin për një muaj, sepse është fitimi i mirë”, tregon Florenti.

Ndryshe, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga neto te shumica e punonjësve kosovarë është 300 deri 400 euro në muaj. Numri i të punësuarve në nivel vendi arrin mbi 300 mijë persona, ndërkaq shkalla e papunësisë në 30.9 për qind.

Studentët janë kategoria që më së shumti varen nga familjarët. Andaj shpenzimet e tyre nuk janë edhe shumë të mëdha.

Ata thonë se me rreth 50 euro e kalojnë muajin, duke mos i përfshirë shpenzimet e studimeve.

Eco Higjiena

“Jo nuk punoj, financohem prej nënës. Përafrshisht i shpenzoj 60 euro në muaj. Varet nga muaji në muaj, për shembull fillimi i tetorit, kur duhet duhet paguar semestrat, më shkojnë më shumë”, thotë Lorida Morina, studente në Fakultetin ekonomik.

Edhe Mimoza Mehmeti, studente e Historisë, thotë se meqë është e papunë, shpenzimet nuk i ka të mëdha, sepse, siç thotë ajo, duhet kursyer buxhetin e familjes:

“Unë jam studente dhe nuk jam e punësuar. Varem nga buxheti familjar. Gjatë muajit i shpenzoj rreth 60 euro, pa shpenzime të rrugës, ushqimit dhe librave”.

Ankesa për jetën e vështirë ka edhe Xhemajl Xhakaliu, 51-vjeçar, me profesion instalues i ujit.

“Papunësinë po e shohim të gjithë. Sot një rrogë mestare është 170 euro. Si familje katëranëtarshe, nuk ke çka bën me to. Është tmerr. Shpenzimetmujore i kam përafrsisht 700 euro. Punon edhe djali, në një firmë private”, tregon Xhemajli.

Kastriot Berisha thotë se shpenzimet mujore i ka rreth 700 euro, aq sa edhe e ka pagën në Postë-telekomin e Kosovës ku ai punon:

“Unë punoj në postë. Shpenzimet elementare i kryej me pagën time, edhe obligimet komunale. Për tjetër nuk më mbesin. Rreth 700 euro i kam shpenzimet mujore, ndërkaq tash gjatë dimrit rriten shpenzimet”.

Ndryshe, të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,8 për qind në muajin tetor 2013, krahasuar me muajin shtator 2013.

Ngritje e çmimeve vërehet tek energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse.

Indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0,2 për qind në muajin tetor 2013, krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar. (REL)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.