Më shumë se 6 milion shikime për hitin e Tunës

Këngëtarja më e suksesshme e kësaj vere e ndoshta edhe e vitit 2012 po del të jetë Tuna. Kënga që i jep asaj këtë epitet është “I Asaj” e cila mbeti në kokën e pothuajse të gjithëve që e degjonin ngado pasi që u transmetua jashtëzakonisht shumë.

Tashmë, edhe në fund të vitit kënga po ka sukses. Ajo sapo ka bërë 6 milion shikime në kanalin e saj në Youtube, çka është shumë për një artist shqiptarë.

Padyshim meritë në këtë sukses ka edhe klipi i saj i cili u komentua shumë për stilin, për një Tunë ndryshe nga ajo që e kemi parë më parë por mbi të gjitha për provokimin e saj derisa prek pjesët intime.

Kjo pastaj u bë e zakonshme për Tunën edhe nëpër mbrëmje muzikore duke qene se edhe publiku u mësua e e kërkonte. Tuna në, Twitter shprehet e kënaqur derisa i shpërndanë urimet e fansave për këtë 6 milion. /Indeksonline/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS