Uji Dea

Më shumë bashkëpunim ekonomik Kosovës – Shqipëri

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Bizneset nga Shqipëria duhet të jenë më të pranishme në Kosovë dhe ato kosovare duhet të jenë më të pranishme në Shqipëri, në mënyrë që të hapen rrugë për një treg të përbashkët, duke përfituar kështu ekonomitë e dy vendeve. Kështu pohoi Ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, pas takimit që pati me Ministrin e Financave të Kosovës, Besim Beqaj.

Ministri Cani, foli dhe për takimin e Prizrenit, të cilin e quajti takim emocionues por dhe frytdhënës. Megjithatë theksoi dëshirën dhe vullnetin e qeverie të të dy vendeve, për të ecur në rrafshin ekonomik dhe në rrafshe të tjera. Ndërsa tha se synim i qartë i dy vendeve, mbetet rruga drejtë ekonomisë evropiane.

“Takimi me biznesin ishte shumë frytdhënës shumë i hapur. Natyrisht se ne do të vijojmë më tej me këtë. Për arsye se ne presim që edhe biznesi shqiptar të jetë shumëfish më i pranishëm në Kosovë. Po kështu dhe biznesi kosovar të jetë shumëfish më i pranishëm në Shqipëri, në të gjitha drejtimet, jo vetëm në tregti por dhe në investime dhe të përbashkëta. Është në mirëkuptim të të dyja palëve, si ministri e financave por dhe më tej si dy Qeveri, që ne t’i hapim sa më shumë bizneseve të dy vendeve për të parë mundësinë që tregu të jetë sa të jetë e mundur, sa më i përbashkët. Në mënyrë që të përfitojmë nga ekonomia e shkallës, duke qenë që të dyja vendet të kenë sa të jetë e mundur më shumë praktika dhe legjislacione, sa më të harmonizuara midis dy vendeve”, tha Cani.

Uji Dea

Ndërsa i pyetur rreth pakos së re fiskale, e cila shihet si ngulfatje nga bizneset kosovare, Cani tha se kjo pako ka pasur parasysh grumbullimin e të ardhurave, në mënyrë që biznesit dhe ekonomisë shqiptare, t’i ipet një frymëmarrje. Ai po ashtu theksoi se kjo pako u ka dhënë një goditje bizneseve kosovare dhe për këtë ata janë të ndërgjegjshëm, por se janë munduar, qetë gjejnë hapësira për ta hequr rëndesën.

Ndërsa Ministri i Financave të Kosovës Besim Beqaj, tha se në këtë takim kanë biseduar për bashkëpunimin në mes dy qeverive, në mënyrë që harmonizimi i politikave ekonomike, politikave fiskale dhe hapja e rrugës së bashkëpunimit ekonomik, të thelohet dhe më tutje.

“Ne konform takimit që kishim javën e kaluar, takimit i cili dërgon një sinjal jashtëzakonisht të fuqishëm të nivelit rajonal, të bashkëpunimit të dy qeverive tona. Sot diskutuam dhe për detajet e marrëveshjes reciproke, për heqjen e tatimit të vlerës së shtuar për librin dhe për shtypin, gjë të cilën qeveria e Shqipërisë e ka bërë me herët. Ndërsa ne konform një marrëveshje reciprociteti me republikën e Shqipërisë, do ta bëjmë shumë shpejtë. Njëkohësisht biseduam dhe për ri negocimin e marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta”, tha Beqaj. /Telegrafi/