Eko Higjiena

Me Rexhep Kadriun, do të rrugëtojnë edhe lladovasit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – As orët e mbrëmjes nuk e kanë ndaluar kryetarin e AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, për të vazhduar me vizitat nëpër nëndegë, ku ka qëndruar në fshatin Lladovë në një takim të hapur me banorët e këtij fshati. I pritur nga kryetari dhe struktura e nëndegës së Lladovës, kryetari Kadriu u takua me një numër të banorëve me të cilët hapur folën për shumë çështje preukopuese për këtë fshat.

Duke i ditur nevojat që banorët e këtij fshati kanë dhe duke u njoftuar nga afër edhe me kërkesat, kryetari Kadriu ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që ti dali në ndihmë atyre.
“Si kryetar i AAK-së në Gjilan, por edhe si nënkryetar i komunës, jam i njoftuar mirë me kërkesat që ju keni, pasiqë edhe shpesh jemi takuar dhe kemi biseduar. Siç e dini dhe e keni parë përpjekjen time për t’iu dalë në ndihmë, këtë premtojë se do të vazhdojë ta bëjë edhe atëherë kur mundësitë për të zgjidhur probleme do të jenë të garantuara. Prandaj, ju them se ka ardhur koha e njerëzve të mirë, koha e një qeverisje që punon dhe ofron kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”, ka thënë Kadriu.

“Me Ramush Haradinaj kryeministër, do të jemi dëshmitarë të një epoke të re dhe të ndritur që do të nisë për Kosovën, do të jemi dëshmitarë të punës, të përgjegjësisë dhe të besës. Qeveria Haradinaj do të identifikohet me emrin “Qeveri e Punëve të Kryera”, ka thënë në fund kryetari Kadriu.

UBT

Ndërkaq banorët e fshatit Lladovë e kanë falënderuar kryetarin Kadriu për gjithçka që deri më tani ka bërë për ta, ndërsa i kanë premtuar mbështetje në këtë rrugëtim, të cilin thanë se bashkë e nisëm dhe bashkë do ti dalim në krye.

Ndryshe, në këtë takim kryetari Kadriu, i cili njëherit është edhe kandidat për deputet nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, është shoqëruar nga anëtarë të strukturës, të cilët po e përkrahin fuqishëm kandidaturën e tij thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.