GRANDEMALL

Me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit Sabit Halim Basha

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Xhavit Kryeziu – In memoriam (1934-2020). Vdekja e secilit njeri është e pikëlluar, por vdekja e mësuesit është pak më ndryshe, pasi që nga dita e parë e shkuarjes në shkollë të fëmijëve për ata mësuesi konsiderohet idol, i adhuruari e udhërrëfyesi jetësor i tyre, prandaj numri i atyre që mbesin të pikëlluar e me zemër të lënduar është i konsiderueshëm.

Sabiti u lind në Hodonoc, më 18. 10. 1934. Ai ishte fëmija i tetë i Halim dhe Hamide Bashës. Shkollën fillore, katër klasë, i kreu në vendlindje më 1949, ndërsa vitin e parë dhe të dytë të Gjimnazit të Ulët i mbaroi në Hogosht. Klasën e tretë të Gjimnazit të Ulët e mbaroi në Roganë, ndërsa të katërtën në Muçivërc, në vitin 1953. Po këtë vit i kreu me sukses edhe provimet e diplomës që mbaheshin para komisionit të caktuar.

Normalen, që asokohe ishte në kohëzgjatje- pesë vjet, e mbaroi në Prishtinë që atëherë mbante emrin” Milladin Popoviq”, në vitin 1967. Shkollën e Lartë Pedagogjike – Drejtimi Klasor e mbaroi në Gjilan në vitin 1979.

Detyrën e mësuesit e filloi në fillim të tetorit të vitit 1955 në Shkollën fillore të Muhocit, komuna e Bujanocit. Aty punoi një vit shkollor. Në vitin tjetër transferohet në Shkollën fillore të Dajkocit ku punoi në vitin shkollor 1956/57. Në vitin 1957 filloi punën në Shkollën fillore të Muçivërcit ku punoi 11 vite.

Në klasat e ulëta të Shkollë fillore “1 Maji” të Roganës që tash e mban emrin e heroit të Kosovës “ Metush Krasniqi” punoi që nga viti 1968 e deri më 1981. Në këtë vit zgjidhet kryetar i Konferencës Komunale të LSPP për komunën e Kamenicës.

ARKATANA

Këtë detyrë e kreu dy vite me radhë. Në vitin 1983 emërohet ndihmës drejtor në shkollën e Roganës. Në këtë detyrë ishte deri më vitin 1990, kur edhe pensionohet, me grupin e parë të mësimdhënësve të kësaj shkolle.

Sabiti, pothuaj se tërë jetën, e kaloi me nxënës e me ditar në dorë, përherë detyrën e kreu me vullnet e dëshirë që nxënësit të bëhen të aftë, punëtorë dhe të kenë një të ardhme sa më të mirë e më të lumtur. Për sukseset e arritura në punë disa herë iu kanë ndarë lëvdata e mirënjohje me shkrim. Nga viti 1955 dy herë me radhë vlerësohet me notë të shkëlqyeshme nga inspektori i arsimit. Në vitin 1977, kur punonte në Roganë, dekorohet me “Dekoratën me Kurorë të Argjendtë” e të tjera.

Porosia e tij e zakonshme ishte që gjeneratat e reja ta duan librin, si burim i diturisë, si mjet i pazëvendësueshëm i diturisë, përkundër mjeteve tjera bashkëkohore- mjeteve audio-vizuale, si radio, televizioni, kompjuteri, interneti e të tjera. Të pengohet shtrirja e dukurive të dëmshme shoqërore, si që janë – alkoolizmi, narkomania, e të tjera. Ekziston proverbi ynë popullor-Më mirë të pengohet, se sa të shërohet- që secili subjekt shoqëror duhet t`i përmbahet këtij proverbi kuptimplotë.

Ai tërë jetën e kaloi në vendlindjet, ku me bashkëshorten, duke u kujdesur vazhdimisht për rritën, edukimin e shkollimin e 6 fëmijëve të tyre. Gjithashtu edhe varrimi u bë në vendlindje- Hodonoc, më 11. 09. 2020, ku mbetën të pikëlluar familjarë, shokë e miq, shumë e shumë ish nxënës të gjeneratave të shumta që ua mësoi shkrim-leximin duke iu hapur horizonte të reja të jetës, edhe pse mësimi zhvillohej, të shumtën e kohës, në rrethana mjaft të vështira e të ndërlikuara./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.