Hidromorava

Me ramjen e krimit do këndellet shteti!

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gani Sadiku – Nëse vërtetë do të arrihet zbardhja e krimeve në Kosovë, e sidomos vrasjet politike, bukur shumë qytetarë do të zhgënjeheshin me disa figura politike që i kanë konsideruar edhe njerëz të idealeve të tyre dhe të cilët gëzojnë edhe poste të larta në shtet.

Nëpër kafenetë e qyteteve, kanë filluar të flitet e përflitet për vrasjet, krimet dhe haraçin, për të cilat deri vonë, nuk ka guxuar kush as të flasë se lëre ma që t’ia bëjë me gisht dikujt për ndonjë vrasje apo për hajni e haraç, edhe pse është ditur se kush mundet dhe kush nuk mundë t’i bëjë veprat e tilla kriminale.

Sa më afër momentit të arrestimit të kriminelëve, aq më të shpeshta janë bërë akuzat kundrejt shoqi-shoqit, dhe kanë filluar sharjet fyerjet e ç’prallimet për individët dhe grupet kriminale që s’kanë lënë gjë pa bërë, dhe e kanë thyer në kurriz shtetin në çdo rast të mundshëm.

Sot kanë filluar të flasin kudo, dhe ta pyesin njëri tjetrin një pyetje shumë të zakonshme, çka e dallon pozitën nga opozita.? Dhe s’ka përgjigje. Si pozita ashtu edhe opozita, në radhët e veta kanë njerëz shumë të përfolur për krim dhe hajni të cilët miliona euro kanë grabitur nga buxheti i shtetit.

Njerëzit që janë në opozitë tentojnë që sa më gjatë ta mbajnë situatën politike të tensionuar, për ta shtyrë fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe që sa më gjatë të qëndrojnë në liri.

Si pozita ashtu edhe opozita kanë njerëzit me pozita kyçe të cilët janë të përfolur për krimet e kryera para, gjatë dhe pas luftës ndaj kundërshtarëve të tyre politik.
Nga ana tjetër, shumë dëshmi që janë gjetur nga prokuroria speciale e gjykatës speciale, janë marrë edhe nga Serbia, sepse në shumë raste para dhe gjatë luftës organet e sigurisë së pushtetit serb të asaj kohe, e kanë kryer obduksionin e të vrarëve.

FIDANISHTJA

Ata fare lehtë do të mundë të bënin falsifikime dokumentesh dhe disa njerëz të skenës politike që ne i quajmë heronj, do të tentojnë t’i nxjerrin si tradhtarë, ndërsa ata që u kanë shërbyer atyre, do na i nxjerrin si hero.

Këto fakte më shumë do të përdoren në nxitjen e urrejtjes ndër shqiptare se sa që do të kenë efekte në caktimin e drejtësisë. Sepse fundi fundit nuk do të ishte edhe keq sikur ne vet t’i gjenim fajtorët e vërtetë dhe vet t’i dënonim ata nga drejtësia vendore. Andaj duhet shumë të kihet kujdes në mbledhjen dhe ofrimin e fakteve edhe nga Shqipëria, që po ashtu për shpëtimi e imazhit të njerëzve që aktualisht ndodhen në poste të larta publike, do t’i sakrifikonin njerëzit e pa fajshëm.

Me gjithë atë, çka do që të ndodhë, ne duhet ta pranojmë sepse nuk kemi qenë të zotët që vet ta ngritim gjykatën për krime lufte si praktikë e çdo vendi të pavarur të dalë nga luftërat.

Sa herë në Kosovë ka folur dikush për krime lufte, shqiptarët e kanë “qitur gjuhën sa krahu”, dhe duke u dhënë të tjerëve leksikone se si UÇK-ja, nuk ka bërë krime dhe si s’ka pasur krime në Kosovë.

Mirëpo edhe ndërkombëtarët me kohë kanë potencuar se, nuk akuzohet UÇK-ja, por individët brenda saj, të cilët kanë kryer krime. Ata në fund të procesit do të thonë se, imazhin e kësaj organizate, e kanë dëmtuar ata që kanë kryer krime.

Mirë po shtrohet pyetja se sa është shoqëria jonë e gatshme që të jetojë pa krimin dhe korrupsionin kur së bashku me shume struktura shtetërore është instaluar edhe rrjeti i krimit të organizuar dhe siç duket një pjese goxha e mire e shoqërisë janë adaptuar për të jetuar në simbiozë me korrupsionin dhe krimin e organizuar.!../rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.