Hidromorava

Me përjashtim të disa rasteve, situata e sigurisë vlerësohet e mirë në Viti

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Sot zhvilluam një takim të përbashkët me përfaqësues (specialist) nga KFOR-i, Amerikan. Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme, e veçmas rreth rolit të EVSB-së, në Komunën e Vitisë. Gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë u vlerësua e mirë, me përjashtim të disa rasteve, e që janë raste të izoluara.

Koordinatori i EVSB-së, përfaqësuesit e KFOR-it, i njoftoj se EVSB-të, janë grupe të ndryshme njerëzish, që përfshijnë përfaqësues nga komuniteti, qeveritë lokale dhe Policia, të cilët kanë për qëllim, identifikimin dhe adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me krimin, sigurinë dhe kualitetin e jetës, për të arritur qëllimin e përbashkët, dhe krijimin e një bashkësie më të sigurt.

Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, të pranishmit i njoftoj rreth disa projekteve që brenda vitit i kryen në periudha të caktuara ky ekip:
Java për të drejtat e viktimave të krimit, fushat vetëdijesuese kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale.
Kundër puseve të hapura.
Kundër prerjeve ilegale të pyjeve dhe zjarrëvenjeve.
Kundër dhunës në familje.
Kundër përdorimit të fishek zjarreve.

KKVITI

EVSB:Të gjitha fushatat vetedijesuese që u cekën më lartë, realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

EVSB, ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës (PK), dhe Institucionet Komunale të Vitisë, thuhet nga Koordinatori i EVSB-së, zoti Emërllahu.

Përfaqësuesit e KFOR-it, falënderuan për punët e bëra nga EVSB, dhe u shprehen të gatshëm që ta ndihmojnë dhe ta përkrahin EVSB-në, sa herë që ata kanë nevojë, për të gjitha projektet e tyre. EVSB, falënderon KFOR-in, për mbështetjen e tyre dhënë EVSB-së./rajonipress/