“Me pallavrat e Vetëvendosjes, u mësuam të gjithë”
Shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Adem Grabovci ka vlerësuar se opozita është e pa konsoliduar dhe pa vizion për të ardhmen e qytetarëve dhe të vendit.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk u frikësohet aspak paralajmërimeve të opozitës për koordinimin e veprimeve në Kuvendin e Kosovës. Grabovci, në një bisedë për Epokën e Re, ka bërë me dije se disa deputet të opozitës janë përkrahës të Qeverisë, por nuk ka dashur tash për tash të përmend emra.
“Disa deputet të opozitës janë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm për votën e tyre”, ka deklaruar Grabovci.