Fundamenti

Më pak kalori, më shumë jetë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Konsumimi më i kufizuar i kalorive do të thotë se edhe plakje më e ngadalshme, tregojnë studiuesit amerikanë.

Madje, studiuesit thonë se të ushqyerit e shëndetshëm mund të zgjasë edhe jetëgjatësinë e njerëzve.

Studimet e realizuara kanë treguar se konsumimi më i ulët i kalorive ngadalëson metabolizmin, lehtëson stresin oksidues, përmirëson ndjeshmërinë në insulinë dhe ndryshon funksionet e sistemit nervor.

Hidromorava

Të gjitha këto dukuri lidhen me një shkallë më të ulët për sëmundje të ndryshme si ato të zebrës, diabeti, e deri te kanceri.

Megjithatë autorët e studimit thonë se kjo nuk do të thotë se ju duhet të kufizoni krejtësisht konsumimin e kalorive, por se duhet të zgjidhni ushqim të llojllojshëm, të pasur me lëndë të ndryshme ushqyese. /Mjeku.Net/