GRANDEMALL

Me një akademi përkujtimore, nderohen shtatë dëshmorët e Vitisë, të rënë në Betejën e Koshares

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Të enjtën në Viti, u mbajt akademia përkujtimore në nderim të shtatë dëshmorëve të komunës së Vitisë të rënë në betejën e lavdishme të Koshares. Kjo akademi u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë dhe në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta dhe UÇK-ja, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucional të nivelit qendror dhe lokal dhe qytetarëve të shumtë.

Në këtë akademi u përkujtuan dëshmorët: Mejdi A. Korrani, Shabi I. Kajolli, Jonuz O. Zejnullahu, Njazi F. Rexhepi, Florin B. Maliqi, Safet Q. Rexhepi dhe Remzi D. Xhaferi – të cilët ranë heroikisht në betejën që shënoi një kthesë të madhe në luftën për liri të popullit shqiptar të Kosovës.

Me këtë rast një fjalë rasti mbajti zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. “Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e shtatë bijve më të mirë të komunës sonë – bijve që lanë gjithçka për të dhënë më të mirën – Jetën.

Në betejën e lavdishme të Koshares, ata nuk shkuan thjesht për të luftuar – ata shkuan për ta bërë histori”, u shpreh zv. kryetari Aliu.

FIDANISHTJA

Ai poashtu tha se beteja e Kosharës nuk ishte vetëm një betejë ushtarake por ishte një thirrje për liri, një përplasje mes të drejtës për të qenë të lirë dhe dhunës që kishte robëruar popullin tonë.

Po ashtu në këtë akademi përkujtimore nga një fjalë rasti e mbajtën edhe Bahri M. Gashi autor i librit “Kosharja Altari i Lirisë”, Rrustem Berisha, ish Gjenerali i brigadës 138 “Agim Ramadani”, Xhavit Jashari, përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Qemail Rexhepi babai i dëshmorit Safet Rexhepi.

Përndryshe në hyrje të kësaj akademie u dha një përformancë muzikore nga kori i qytetit të Vitisë e udhëhequr nga Profesori Mustafë Lamallari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.