Eko Higjiena

Më në fund Komuna e Gjilanit nderon Llashticën, injorohet masakra e Llovcës, vrasjet në Bresalc, Cërrnicë, Gadish e Vrapçiq

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rënies së Martirëve, në fshatin Llashticë, u bënë homazhe pranë varrezave të martirëve, duke nderuar me respekt të thellë dhe mirënjohje sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit. Ndërsa vet Alban Hyseni nuk është përkujdesur që ta përkujtoj masakrën në Llovcë e Pograxhë, pastaj fshatrat Cërrnicë, Gadish e Vrapçiq. Kur nuk ke zemër e ndjenja prej gjilanasi të vërtetë, e ke të vështirë ta mbash edhe ekuilibrin emocional.

Me rastin e shënimit të 27-vjetorit të rënies së Martirëve, në fshatin Llashticë, u bënë homazhe pranë varrezave të martirëve, duke nderuar me respekt të thellë dhe mirënjohje sakrificën e tyre sublime për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet përkujtimor morën pjesë Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Krenare Latifi Kqiku, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë institucionalë.

Kujtimi dhe vepra e martirëve mbeten pjesë e pandashme e historisë sonë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë thuhet në njoftimin e komunës.

Mobi Casa

Mungesa e reflektimit institucional ndaj datave të dhimbjes kolektive ka ngritur shqetësim të thellë në opinion. Ndërkohë që kujtesa e qytetit kërkon përulje dhe respekt, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zgjedhur heshtjen, duke u fokusuar në aktivitete të tjera publike, pa asnjë reagim apo përkujtim për vrasjet dhe masakrat që kanë ndodhur në këtë territor.

Kjo qasje është përjetuar me zhgënjim të madh nga familjarët e viktimave të luftës, të cilët me të drejtë presin ndjeshmëri, kujdes dhe dinjitet institucional. Për ta, kjo heshtje nuk është thjesht mungesë vëmendjeje, por një boshllëk emocional dhe moral që lëndon kujtesën e sakrificës.

Në një shoqëri që ndërton të ardhmen mbi të vërtetën dhe kujtesën, një udhëheqje që nuk nderon të kaluarën, veçanërisht dëshmorët dhe viktimat, rrezikon të humbasë besimin qytetar. Sepse respekti për historinë nuk është zgjedhje, por detyrim moral dhe institucional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.