Më në fund hapet rruga në fshatin Çelik
Gjilan – Shefket Bajrami thotë se komuna duhet ta përcjell vazhdimisht situatën sepse edhe ditëve në vijim pritet të ketë të reshura të borës.
Shefket Bajrami nga fshati Çelik tha për rajonipress se tani është hapur rruga. “Pas shumë apeleve që kemi bërë nëpër media më në fund erdhi dita e mirë edhe për neve. Sot është hapur rruga dhe pas një izolimi treditësh ndihemi më të relaksuar” tha Bajrami për rajonipress.
Shefket Bajrami thotë se komuna duhet ta përcjell vazhdimisht situatën sepse edhe ditëve në vijim pritet të ketë të reshura të borës./rajonipress/


