RCCOLA

Me motosharrë dhe revole, në kafene!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një person i dehur në një pijetore të St.Gallenit nuk kishte mundur të duronte “poshtërimin’ bërë nga shokët e tij të pijes. Ata, pasi që atë e kishte zënë gjumi, ia kishin ngjyrosur fytyrën me ngjyrë të kuqe. I tërbuar nga kjo, pijaneci kishte shkuar në shtëpi ku kishte marrë një sharrë motorike dhe bashkë edhe me një revole ishte kthyer në lokal.

Paraqitja e tij ka tmeruar mysafirët në lokalin e përmendur, bën të ditur policia e qytetit. Kur policët erdhën që ta marrin, ai u dorëzua pa asnjë rezistencë.

Eco Higjiena

Testi i alkoolit tregoi se ai kishte 1.7 promilë alkool në gjak. Pasditen u detyrua ta kalonte në polici.

Tash ai do të përballet me kallëzimin penal për shkelje të ligjit mbi armëmbajtjen.