GRANDEMALL

Me marrëveshje, drejt zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në Kosovë mund të mbahen vitin e ardhshëm, bashkë me ato lokalet. Kështu kanë vlerësuar analistët politikë, sipas të cilëve zgjedhje mund të ketë vetëm nëse dy partitë më të mëdha në vend, PDK-ja e LDK-ja, bien në ujdi.

Ndërkohë, këtë mundësi nuk e ka përjashtuar as koalicioni qeverisës, në të cilën kohën e fundit janë vërejtur disa “plasaritje”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Derisa përfaqësues të partisë Demokratike të Kosovës patën deklaruar disa herë se mund të shkohet në zgjedhje para 2018-s, ata të LDK-së tashmë kanë thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të organizohen nëse ka pajtueshmëri mes koalicionit.

Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës ritheksojnë se zgjidhja e vetme e krizës politike në Kosovë mbeten zgjedhjet, pasi që, sipas tyre, tashmë çdo gjë është degraduar.

FITORJA

LDK: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, nuk e ka përjashtuar që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme nacionale.

Mirëpo, sipas tij, për këtë gjë fillimisht duhet të ketë mirëkuptim nga të dy palët.

“Meqë vitin tjetër janë zgjedhjet lokale, nuk përjashtohet mundësia që ndërkohë të bisedohet që të ketë edhe zgjedhje nacionale, por me kusht që për këtë të ketë pajtueshmëri”, ka deklaruar ai para pak ditësh./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.