UBT

Me këto parti, Kosova drejt greminës

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Pozita dhe opozita nuk ofrojnë rrugëdalje Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën”Kosova Sot”, tha se është fatkeqësi se partitë e tashme politike në Kosovë nuk ofrojnë zgjedhje dhe alternativa dhe si pasojë e kësaj e kemi një katandisje të politikës kosovare dhe kemi grupet dhe bandat që kanë ardhur në pushtet që nga paslufta e këndej, prandaj edhe kemi një degradim absolut të pushtetit e të jetës së qytetarëve.

Edhe nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale në vitin e ardhshëm, asnjëra nga partitë politike në Kosovë nuk e ka në fokus të saj, me vepra konkrete, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mirëqenien e tyre, por synim të vetëm kanë etjen e tyre të madhe për pushtet e për zhvatje dhe për të zënë pozitat nga ku ata do mund të abuzohen me ligjet dhe për t’i keqpërdorur më pastaj të njëjtat për vjedhjen e buxhetit dhe aseteve të shtetit. Sipas analistëve në Kosovë, kemi një apati të shtuar të qytetarëve, pasi që sërish nuk do të kenë se për kë të votojnë, ngase për momentin nuk ka një alternativë për të përzgjedhur pasi të gjitha këto parti janë të njëjta, puro të korruptuara, të inkriminuara dhe të provuara me pushtet abuziv, në të dyja nivelet. E gjithë skena politike kosovare është një skenë e tërë me skema zhvatëse dhe kundër interesave të qytetareve, kundër zhvillimit ekonomik, kundër shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në vend. Eksperti i fushës së Integrimeve Evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën”Kosova Sot”, tha se është fatkeqësi se partitë e tashme politike në Kosovë nuk ofrojnë zgjedhje dhe alternativa dhe si pasojë e kësaj e kemi një katandisje të politikës kosovare dhe kemi grupet dhe bandat që kanë ardhur në pushtet që nga paslufta e këndej, prandaj edhe kemi një degradim absolut të pushtetit e të jetës së qytetarëve.

Mungon alternativa

Kelmendi mendon se po të kishin një platformë apo një subjekt politik që do të na ofronte një zgjidhje duhet që me çdo kusht të rrëzohej kjo qeveri dhe këto institucione, sepse do të ishte një akt patriotikë para shitjes përfundimtare të Kosovës që do t’i bëjë Hashim Thaçi. “LDK-ja, ‘Vetëvendosje’ dhe Partia Social- Demokrate, pra që të tria, janë parti qyqare, sepse ato nuk po tregojnë asnjë ide, vizion, por edhe as guxim për ta shembur këtë Qeveri me aq pak vota, që po e sundon Kosovën deri në shitjen përfundimtare të marrëveshjeve përfundimtare me Serbinë”, u shpreh ai.”Haradinaj është më i guximshëm për ta vjedhur Kosovën, ndërkaq në raport me Serbinë, Hashim Thaçi është njeriu më i guximshëm për t’i shitur interesat kombëtare. Këta të gjithë (opozita), ndoshta do të bënin një gjë të tillë, por këta të tjerët nuk e kanë guximin sikurse që e kanë këto dy personazhe në dy fusha”, vijoi më tutje Kelmendi.”Mu për këtë shkak edhe nëse do të ndodhë liberalizimi dhe që sipas të gjitha gjasave sivjet nuk do të ndodhë, sepse kështu thonë burime nga Brukseli, prandaj në vitin e ardhshëm mbi gjysmë milioni shqiptarë sërish do të provojnë që ta lëshojnë vendin e vet dhe ndoshta kjo edhe po i konvenon klasës aktuale politike, sepse ata tashmë i kanë militantët e vet dhe të punësuarit e tyre dhe më pas atyre u bie më lehtë për ta sunduar këtë vend”, ka thënë ai.

Mobi Casa

Qytetarët duan ndryshime

Sipas qytetarëve ,edhe po qe se mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale në vitin e ardhshëm, asnjëra parti nuk e ka në fokus përmirësimin e mirëqenies së tyre, por e kanë në synim vetëm etjen e madhe të tyre për pushtet e zhvatje, për të zënë pozita, nga ku mund të abuzohet me ligjet dhe për t’i keqpërdorur më pastaj të njëjtat pozita për vjedhjen e buxhetit dhe aseteve të shtetit. Ramadan Ferizi, për gazetën “Kosova Sot” tha se deri më tash nuk është zgjedhur asnjë problem dhe asnjë çështje me rëndësi. “Fillimisht nuk është zgjedhur çështja e të zhdukurve që familjarët ende nuk i kanë gjetur dhe i kërkojnë të afërmit e tyre”, u shpreh ai.”Ekonomia është shkatërruar në tërësi dhe gjendja sociale në vend është e përkeqësuar tej mase, ngase e kemi një gjendje të rëndë të pensionistëve punëtorëve dhe të papunëve dhe të gjitha këto e kanë kamufluar politikën e Kosovës”, theksoi Ferizi. Sipas tij, secila parti që vjen në pushtet do ta këndojnë këngën e vjetër, sepse e kanë vetëm një qëllim, se si ta trashin xhepin e vet personal, kure për qytetarët nuk po mendon kush fare. Edhe qytetari tjetër, Islam Visoka, për gazetën “Kosova Sot”, tha se edhe nëse eventualisht do të mbahen zgjedhjet nacionale partitë politike, të cilat që nga paslufta e deri më sot janë në pushtet, ato nuk e kanë në fokus interesin e qytetarëve tanë.”Këto zgjedhje, edhe nëse mbahen, ato janë me të vetmin qëllimin, që edhe më tej të vazhdohet me avazin e vjetër .Vjedhja, zhvatja, hajnia, kapja e shtetit e disa mangësi të tjera, do të vazhdojnë edhe nëse mbahen këto zgjedhje nacionale. Thjesht unë nuk pres të mirë asgjë. Sepse këto ndryshime nuk mund të bëhen në asnjë mënyrë pa ndodhur një revolucion i madh popullor brenda në Kosovë dhe kjo në asnjë mënyrë nuk arrihet pa dalë në skenë politike dhe në pushtet një forcë e re politike, që i largon këto parti politike nga pushteti”, potencoi ai. Sipas Visokës, pa i larguar bandat nga pushteti Kosova nuk sheh ditë të mira.

(Kosova Sot)