FITORJA

Me këtë përbërje skena politike nuk ndryshon, pati ose jo zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori Bekim Baliqi ka bindjen se skena politike në Kosovë do të fillonte të ndryshonte vetëm nëse vetë partitë përbrenda demokratizohen e ndryshohen, e në të kundërtën thotë se do të ketë një rikonfigurim, por jo edhe përmirësim. Ai insiston se me këtë përbërje skena apolitike nuk do të pësojë ndonjë ndryshim, me ose pa zgjedhje të reja.

Baliqi është profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ligjëron një numër lëndësh në shkencat politike. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” ai ka folur rreth mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme që do të mund të mbaheshin këtë vit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mundësinë e lë të hapur nëse partnerët e koalicionit nuk arrijnë t’i përmbushin kushtet e marrëveshjes rreth presidentit, sikurse edhe në rast se protestat e opozitës do të ishin masive. Dhe, edhe nëse do të kthehet në realitet ndonjëri prej këtyre dy zhvillimeve, ai nuk pret që kosovarët t’u drejtohen kutive të votimit para vjeshtës.

Uji Dea

Në këtë intervistë Baliqi ka folur edhe për tensionet e përplasjet që do ta përcillnin fushatën elektorale në këtë ambient politik, e edhe për problemet që mund të lindnin pas kumtimit të rezultatit. Ka folur edhe për elektoratin, militantët partiakë e edhe për rezultatet që mund të mbërriheshin nga subjektet e reja politike që do të mund të krijoheshin.

http://koha.net/?id=27&l=92782

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.