Uji Dea

Me kërkesën e “Vatrës” Parlamenti Evropian debaton për Luginën

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, për sensibilizimin dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës Lindore, ka paraparë edhe kontakte me faktorin ndërkombëtar. Në kontaktet që kishim me zonjën Ferdane Alidemi e kjo me euro deputetin Gjerman Bernd Posselt, i cili ka konfirmuar se do të ngritë Çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës në Parlamentin Evropian në Strasburg më datën 15 janar 2014.

Vatra i ka paraqitur 10 kërkesa për parlamentin Evropian, të cilat do t`i paraqes Euro deputeti Bernd Posselt.

Këto probleme të paraqitura nga ne, janë ato që më së shumti pengojnë popullatën shqiptare të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në realizimin e të drejtave elementare të njeriut, që u mohohen nga pushteti në Beograd!

Ndërsa qëllimi final i këtyre trojeve është bashkimi i kësaj pjese me Shtetin e Kosovës, që mbështetet në referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, si dhe lufta e UÇPMB-së, ku qytetarët u deklaruan për bashkim me Kosovën.

Kërkesat që do të paraqiten nga Vatra janë : Të demilitarizohet zona nga ushtria dhe xhandarmëria serbe.

Rajonin e banuar me shqiptarë ta kontrollojnë policia multietnike, përkatësisht aty ku jetojnë shqiptarët të jenë me shumicë policë shqiptarë, pra në proporcion me numrin e banorëve.

Gjykatat Komunale te kthehen në Bujanoc e Preshevë;

FIDANISHTJA

Planprogramet në shkollat fillore dhe të mesme të jenë të unifikuara me ato në Kosovës, si dhe te lejohet përdorimi i abetares se unifikuar mbarëshqiptare.

Hapja e Universitetit në gjuhën shqipe.

Të ndalohet diskriminimi në zhvillim ekonomik, (në Serbi papunësia është në shkallën 30 % kurse në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është në shkallën 75%).

Të lejohet marrja e dyshtetësisë banoreve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. (Ata të cilët janë dëbuar më herët, e që tani jetojnë në Kosovë, nuk po u lëshohen letërnjoftimet dhe pasaportat në komunat prej nga kanë ardhur).

Të investohet në Lëmin e Shëndetësisë duke hapur ambulanca e punkte shëndetësore të cilat mungojnë ne masë te madhe e sidomos të funksionalizohet urgjent materniteti në Preshevë.

Të lejohet përdorimi i simboleve Kombëtare dhe të lejohet vendosja e shtatoreve, busteve e pllakateve përkujtimoreve për te rënët ne luftën fundit.

Të bëhet amnistia e gjithë pjesëmarrësve të luftës së vitit 2001-2002 dhe sistemimi i tyre në shoqëri thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.