RCCOLA

Më interesant evropiani se femrat

/ 3 minuta lexim

Meshkujt britanikë shpenzojnë më shumë para gjatë përcjelljes së Kampionatit Evropian të futbollit sesa që harxhojnë për dhuratat e partnereve për ditëlindje. Nga një studim i bërë del se një mashkull britanik gjatë ‘Euro 2012’ mesatarisht harxhon 214 funte, karshi 147 sosh, sa i nxjerr nga xhepi për ditën më të veçantë të vitit të partneres.

Një analizë e bërë në Britaninë e Madhe ka nxjerrë përfundimin se harxhimet e zakonshme të meshkujve në këtë vend gjatë ‘Euro 2012’ janë më të mëdha sesa dhuratat që u bëjnë partnereve të tyre për ditëlindje.

Ueb faqja MyVoucherCodes.co.uk i pyeti 1023 meshkuj, të cilët ishin në një lidhje, rreth shumës së shpenzimeve që i bëjnë gjatë Evropianit, të cilat i kaluan ato të dhuratave që ua bëjnë të dashurave në ditën e tyre më të veçantë të vitit.

“Si ueb faqe lidere në Britani për këtë punë, ne gjithmonë synojmë të hulumtojmë sa më shumë rreth shpenzimeve të konsumuesve britanikë. Ne kemi menduar se do të ishte interesante të shohim se sa shumë shpenzojnë tifozët e futbollit gjatë ‘Euro 2012 në krahasim me harxhimet që i bëjnë për t’u bërë dhurata partnereve të tyre”, ka thënë pronari i MyVoucherCodes.co.uk, Mark Pearson.

Hidromorava

Është zbuluar se mesatarisht një mashkull shpenzon 214 funte gjatë rrjedhës së Evropianit, derisa nxjerr nga xhepi jo më shumë se 147 funte për ditëlindjen e partneres. 53 për qind thonë se më me qejf do t’i shikonin ndeshjet në kafene dhe do të blinin ushqim e pije për t’i përcjellë me lojën, ndërsa 32 për qind thonë se do blinin pije dhe gjësende tjera, duke e ndjekur lojën në shtëpi.

18 për qind thanë se do të blinin mallra për ndeshje ose fanella të Anglisë për ta mbështetur ekipin e tyre, me 9 për qind që deklaruan se do t’i bënin vend bastit gjatë ndeshjeve. Pjesa dërrmuese e meshkujve nuk ndihen fajtorë për faktin se shpenzojnë më shumë gjatë ndeshjeve sesa për ditëlindje të partnereve.

74 për qind e tyre, në fakt. 47 për qind thonë se ndiejnë të shpenzojnë aq para për shkak të Evropianit nuk është dukuri e rregullt, me 22 për qind që thonë se kanë të drejtë të kënaqen nga pak duke shikuar futboll, duke iu ikur gjërave të zakonshme.

Pearson ishte i befasuar me rezultatet, por e mbështet këtë ide. “Ishte paksa e papritshme që t’i shohësh meshkujt duke shpenzuar më shumë para për gjërat që lidhen me një ngjarje futbolli sesa që bëjnë për dhuratat e partnereve. Sidoqoftë, një turne i tillë sikur ‘Euro 2012 nuk ndodh çdo vit, kështu që ndoshta meshkujt mund të mendojnë për vetëkënaqësi”, shtoi ai.