RCCOLA

Më i pasuri i Afrikës së Jugut jep gjysmën e pasurisë për të varfërit!

/ 1 minutë lexim

Johanesburg – Miliarderi afrikanojugor, Patrice Motsepe u shpreh sot se do të jepte gjysmën e pasurisë së tij një fondacioni bamirësie, sipas thirrjes së Bill Gates dhe Warren Buffett.

U lind në Soëeto, Patrice Motsepe 51 vjeç, i cili kontrollon grupin e minierave “African Rainboë Minerals” është i pasuri i tetë në Afrikë me 2,65 miliardë dollarë, sipas revistës “Forbes”.

“Nevojat dhe sfidat janë të mëdha dhe ne shpresojmë se angazhimet tona për donacion do të nxisin Afrikën e Jugut të ndihmojë dhe ta kthejë botën në një vend më të mirë”, deklaroi Motsepe.

KKVITI

“Kam vendosur disa kohë më parë të jepja të paktën gjysmën e pasurisë sime familjare për të ndihmuar afikanojugorët e defavorizuar dhe të varfër”, theksoi Motsepe.

“Paratë do të përdoren gjatë jetës (…) në mënyrë që të përmirësohen kushtet e jetesës në Afrikën e Jugut”, shtoi bashkëshortja e tij, Precius për radion “702”.(BW)