Uji Dea

Me homazhe te varrezat e dëshmorëve, Gjilani shënon Ditën e dëshmorëve të kombit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Gjilan është shënuar Dita e dëshmorëve të kombit, ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, përfaqësues nga niveli qendror, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se janë përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues për të rënët, të cilët na e sollën lirinë që po e gëzojmë sot.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se sot në të gjitha trojet shqiptare po bëhet nderimi për të gjithë atdhetarët, të cilët ranë për lirinë e shqiptarëve.

Eco Higjiena

“Është një ditë e lavdisë dhe e heroizmit të brezave të cilët janë sakrifikuar për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Isufi.

Më pas, nënkryetarja Morina Bunjaku me bashkëpunëtorët ka vizituar edhe familjen e dëshmorit të kombit, Zija Shemsiu, në Përlepnicë, sikurse që kanë bërë homazhe edhe te lapidarët dhe bustet e dëshmorëve në qytet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.