Eko Higjiena

Me helikopter në mbrëmje të maturës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësishme për shumë 18-vjeçare, por janë të rrallë ata që përfundojnë në faqet e para të gazetave për bëmat e tyre.

Pasi kishin ëndërruar për shumë kohë një mbrëmje mature model dhe kishin planifikuar çdo detaj, dy të reja në Britaninë e Madhe mbetën të befasuara kur tashmë nuk kishte ngelur më asnjë limuzinë e lirë për t’u pajtuar me qera.

Të vendosura për t’u paraqitur me bujë në mbrëmje, 18-vjeçaret gjetën një zgjidhje krejt të veçantë.

UBT

Në një skenar të denjë për filma hollivudianë, ato vendosën të paguajnë 500 paund secila, për t’u transportuar në ballo me helikopter.

“Ishte një udhëtim fantastik. U ngjitëm në helikopter dhe fluturuam për rreth gjysmë ore, përpara se të zbrisnim në mbrëmjen e maturës. Shokët tanë ishin të shastisur. Nuk mund t’u besonin syve”, përshkroi këtë përvojë Chloe Webb, njëra prej dy maturanteve.