GRANDEMALL

Me Gentën jemi më shumë se miq

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është si hije e Gentës. Kudo që është këngëtarja, është edhe moderatori Granit Miftari, djali nga Gjilani i cili nuk është i panjohur për publikun. Por i pakuptueshëm për publikun mbetet raporti që ai ka me Gentën. Duke qenë se shihen çdoherë bashkë, shumë shpesh janë hedhur edhe dyshime rreth një lidhje të mundshme të dashurisë mes tyre.

“Me Gentën njihemi tash e 9 vjet. Jemi njoftuar për herë të parë te disa të afërm dhe nga aty filluam të shoqërohemi”, ka treguar fillimisht Graniti për Tribuna, duke sqaruar se miqësia e tyre është forcuar dhe ka filluar të marrë këtë formë që ka sot, nga xhirimet e këngës së Gentës “Skllav më ti s’do të jesh”.

“Kanë kaluar shumë e shumë vjet. Miqësia ende ruhet për arsye të respektit reciprok, ndjenjës njerëzore, pozitivitetit, sinqeritetit dhe dashurisë. Po është e vërtetë se ne jemi më shumë se miq. Jemi si anëtarë të një familjeje e jo vetëm miq. Madje raporti ynë sa vjen e forcohet”, ka shtuar ai duke mos mohuar se kanë një lidhje më shumë se miqësore.

Hidromorava

Gjersa Graniti vazhdon të flasë për shoqen e tij të zemrës, ai njëherësh arsyeton keqkuptimet, siç i quan ai, të shumta të njerëzve rreth raportit të tyre.

“Përderisa Genta është një ndër personat më me famë në trojet shqiptare dhe ka gati 500.000 fansa në Facebook, dhe arrin ta mbajë majën e suksesit që sa vjet, është normale që të ketë keqkuptime. Në momentin që vendos të jesh fytyrë publike, gjithçka mund të thuhet dhe flitet për ty’’, ka përfunduar rrëfimin e tij, duke mbrojtur fuqishëm miken e tij të zemrës. (E. Baleci)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.