RCCOLA

Më fal o babë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Lumnije Kqiku kushtuar prindit të saj

Të kërkova,
nëpër rrugët ku ke ecur
nuk ishe aty
As në shkallë nuk të pashë,
As në dhomë të gjallë
nuk të pashë
Të gjeta aty ku kurrë
nuk të kamë kërkuar,
Të ftoftë,
me sy te mbyllur,
por i buzegjeshur ishe
Ose edhe Jo
Jo jo
Nuk ishe i buzgjeshur
I zhgënjyer PO
Të zhgënjeu bashë zemra
që aq të bardhë e pate
Ndoshta edhe ishte e lodhur
nga veprat fisnike që bënte çdo ditë
Ndoshta edhe kishe mall për Ne
ndoshta edhe Jo
Po Po, kishe mall
E di
Si mund të mos kishe mall
Më falë të lutem oooo
BABË
Nuk do të largohem
më kurrë aq larg
Jo
Por IKE dhe
nuk kthehesh më
E unë do të kem mall
Po po
E di nuk ke dashtë të shkoshë
Do të prisje edhe pak
Kurrë nuk ke dashtë
Si mund të them ke
dashur të hysh në atë
akullnaje
I shtrirë si një burrë
çfare edhe ishe, Por nuk më fole E dita që nuk më flet Sepse ishe shtri Kurrë i shtrirë nuk më ke pritur Nuk ke qen ashtu ti JO
O BABË
Kurrë nuk ke qen si dje
Kurrë hiq
Për atë dhe kurrë nuk
kam besuar
Që njëherë do të
bëhesh kështu
Dhe përgjithmonë nuk
do të flasësh me mua
Në tokë u trete si të tjerët,
Babë
Po më thonë të gjithë
“ka edhe më zor”
Por jo
Ja “vdekje të natyrave të
Ndryshme”
Por JO
Dhembja për Babën
Është DHIMBJE
Që të përvëlon
Po po
Më falë o Babë
Që nuk isha afër teje
Bashe atëherë
Kur zemra të ktheu shpinën
Do të kisha ndihmuar besoj….
Se quhem Fëmijë
E femiu është zemra e Prindit
që e gjallëron
Më falë o Babë
PËRGJITHËMONË

Mobi Casa

11.02.23

L. Kqiku
Gjilan