GRANDEMALL

Me dy qëndrime në dialog

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi i ri negociator, Kosova do të paraqitet me dy qëndrime në Bruksel. Derisa presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka filluar fazën finale të dialogut, po kërkon korrigjim të kufijve, ekipi negociator është kundër kësaj ideje shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se deputetët e partive në pushtet dhe ata të Partisë Socialdemokrate të shtunën votuan rezolutën dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet ta zbehë rolin e presidentit Hashim Thaçi në këtë proces.

FITORJA

Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se kreu i shtetit do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë sipas mandatit kushtetues. Megjithëkëtë, përfaqësuesit e partive që janë pjesë e delegacionit konsiderojnë se roli i ekipit do të jetë tejet i rëndësishëm në bisedimet me Serbinë. Madje ata janë shprehur të vendosur se rezoluta e miratuar do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës pavarësisht pretendimeve të kreut të shtetit për korrigjim të kufijve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se pikërisht ideja e korrigjimit do të bëhet shkas i përplasjes dhe përçarjeve në mes ekipit negociator dhe presidentit

Ndërkohë, ani pse PSD-ja tashmë është bërë pjesë e delegacionit, dy partitë e tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje e kanë kritikuar ashpër këtë veprim, duke cilësuar si të atillë që assesi nuk çon deri te zgjidhja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.