ARKATANA

Me diplomë bachelor, 50 asistentë në Fakultetin e Mjekësisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Fakulteti i Mjekësisë ka punësuar, ditëve të fundit, 50 asistentë me diplomë bachelor, përmes një konkursi intern, në drejtimet Mami dhe Infermieri, shkruan “Koha Ditore”.

Në mesin e tyre janë edhe pesëmbëdhjetë asistentët, të cilëve në dhjetor të vitit të kaluar Rektorati ua ka shkëputur kontratat e punës, për shkak të diplomave të dyshimta të masterit.

UBT

Drejtues të këtij fakulteti e kanë konfirmuar pranimin e tyre, me arsyetimin se për këtë paraprakisht kanë marrë leje nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës.