FITORJA

Më dhemb kur anashkalohen në përvjetorët e tyre figurat e madhërishme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Meti Rexhepi – Më erdhi mirë shkuarja e drejtuar nga agjenda e Presidentit të Shqipërisë për ta vizituar Shtëpinë e sypatremburit atdhetar, heroit të epopesë së Kodrës së Trimave Rexhep Malës!

Ishte një veprim simbolik mjaftë domethënës, një lloj pelegrinazhi që nuk duhej t`iu mungonte asnjë udhëheqësi të lartë shqiptar, qoftë nga Shqipëria e hapësirës londineze, qoftë nga një pjesë e saj, e Dardanisë, të cilën po e quajmë Republikë e Kosovës! Por, vizita e Presidentit Bajram Begaj kishte peshë të veçantë për ta rikthyer në vëmendjen historike peshën e veprimtarëve si Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

Me të drejtë Ismet Sylejmani shqiptoi zëshëm nderimin që iu bë heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha nga vizita e Presidentit duke vajtur në Shtëpinë e burrit të madhërishëm, babait të Rexhës Mehmet Malës.

FIDANISHTJA

Për mua si shok i Epit, që të dy gjimnazistë, kishte peshë oda, ku dhe kur mblidheshim me Nijaziun (Korça), Hilmiun (Ramadani), Nijazi Musmuratin… Aty shtronim të vetmën temë madhore, aq sa dinim e sa mundnim, temën e atdheut të robëruar… Rexha fliste pak sepse ai mëtonte t`i fliste veprimi konkret, veprimtaria ilegale e gjysmë ilegale, madje dhe legale konkrete.

Më dhemb kur anashkalohen në përvjetorët e tyre figurat e madhërishme, si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Adem Demaçi e Metush Krasniqi dhe të tjerë të bëmave atdhetare. Këta janë historia jonë më e re. Përse në Gjilan të mos dinë brezat e rinj, nxënësit e shkollave të cikleve parauniversitare për prijësit e qëndresës së paepur, së paku tu shënohen përvjetorët, tiu dihen shtëpitë që të lartpërmendurit fare pak i gëzuan…

Në këso ethesh të zotërimeve gjeopolitike, të rreziqeve nga ruso-serbët atdhetaria duhet të jetë strumbullari ynë përbashkues! Nuk duhet ta humbim busullën e orientimit kombëtar në mjegullën e pacifizmit islamik. Nuk guxojmë ta nxjerrim fenë para kombit, para interesave kombëtare, do të ishte e pafalshme!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.