FIDANISHTJA

Me aktivitete të shumta u shënua sot 5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Aktivitetet për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve të komunës së Vitisë, kanë filluar sot me një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Vitisë, të kushtuar kësaj dite.

Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, për të vazhduar me tej në aktivitete të tjera si shtegtimi me biçikleta.

Ndërkaq sipas agjendës së drejtorisë së për Kulturë, Rini dhe Sport, të shtunën në fshatin Sadovinë e Çerkezëve, do të bëhet zbulimi i bustit të dëshmorit, Florin Maliqi me fillim në ora 11:00.

Më pas në orët e mbrëmjes, konkretisht në ora 19:30 në Sllatinë të Epërme, do të mbahet finalja e turneut memorial “Nijaz Rexhepi”.

FIDANISHTJA

Gjithashtu aktivitet për nder të ditës së dëshmorëve, janë zhvilluar edhe me 4 maj, ku për nxënësit është shfaqur një film dokumentar kushtuar dëshmorëve vitias.

Më pas nxënësit në mënyrë të organizuar po në këtë ditë kanë vizituar monumentet të trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu sot është edhe përvjetori i rënies së dëshmorëve Jonuz Zejnullahu dhe Shabi Kajolli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.