ARKATANA

Me aktivitete të shumta në Viti kremtohet 13 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot në Viti, është shënuar kjo ditë me aktivitete të shumta. Fillimisht është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj dite. Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti si dhe gjatë ditës nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport është shënuar edhe gara kombëtare në atletikë “Vrapimi i Pavarësisë”.

Aktivitetet për nderë kësaj dite shtetërore janë përmbyllur me një koncert festiv nga Ansabli i Këngeve dhe Valleve “Kemajl Azizi”nga Vitia.

Seanca solemne me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës ka filluar sot me një minutë heshtje në shenjë respekti për të gjithë të rënit për lirin e këtij vendi.

Mobi Casa

Nga një fjalë rasti kanë mbajtur Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, Hasan Aliu, zv.

Kryetar i komunës së Vitisë dhe Abdyl Bajrami, nga OVL UÇK në Viti ku kryesisht eshte folur për sakrificat e popullit shqiptar për liri dhe pos urimit ata kanë shprehur lavdinë për të gjithë dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq pas kësaj seance janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë zhvilluar garat në atletikë “Vrapimi i Pavarësisë” dhe koncerti festiv./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.