Uji Dea

Më 19 shtator, vendimi për Grupin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Departamenti për krime lufte i Gjykatës së Lartë në Beograd ka bërë të ditur se më 19 shtator do të shqiptojë vendimin gjyqësor për 17 pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar nga drejtësia serbe për krime lufte ndaj civilëve në Gjilan, më 1999.

Prokurorët serbë pretendojnë se të dyshuarit, të cilësuar si “Grupi i Gjilanit”, kanë kryer vrasje, përdhunim dhe tortura ndaj civilëve serbë, njofton REL.
Ndërsa ish ushtari i UÇK-së, Agush Memishi sot në gjykim, sipas mediave serbe, “ka kërcënuar” prokurorin serb për krime lufte i cili e ka përgatitur aktakuzën ndaj tij dhe të tjerëve që serbët e quajnë si pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit”.

Ai i ka thënë prokurorit se do të hakmerret.

UBT

Nëntë prej tyre janë arrestuar në dhjetor të 2010-ës në rajonin e Luginës së Preshevës, njëri në mars të këtij viti në Zvicër, ndërsa shtatë të tjerë akuzohen në mungesë.

Në dhjetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit, 9 ish-pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar me 101 vjet heqje lirie dhe ka kthyer çështjen për rigjykim./Indeksonline/