Eko Higjiena

Me 15 janar fillojnë ligjëratat për studimet e doktoratës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Më 15 janar të vitit 2013 do të fillojnë ligjëratat në studimet e doktoratës, në programet të cilat janë akredituar. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, bëri të ditur për Radio Kosovën, se numri i kandidatëve të pranuar do të dihet i saktë kur të mbyllet edhe konkursi i fundit në tri programe të tjera të doktoratës. Sipas tij, numri i kandidatëve për gjashtë programet e doktoratës mund të jetë rreth 100.

Në gjashtë programe të doktoratës, tri të akredituara më herët dhe tri që janë akredituar ndërkohë, do të fillojnë ligjëratat më 15 janar të vitit 2013. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahm Gashi, tha për Radio Kosovën, se nga 15 janari deri më 15 shkurt në mënyrë intensive do të plotësohet koha e humbur, pasi gjatë kësaj periudhe profesorët nuk kanë angazhime të tjera.

“Është menduar që mes dy semestrave, ku profesorët nuk kanë angazhime të tjera, të angazhohen në programet e doktoratës. Pra, gjashtë programe do të fillojnë ligjëratat më 15 janar. Për herë të parë Universiteti i Prishtinës fillon me studimet e doktoratës të akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit, sipas modelit të ri të studimit të doktoratës”, tregon Gashi.

Ndërkohë, ka pasur ankesa të shumta për mënyrën se si janë pranuar kandidatët në këto studime. Rektori Gashi tha se për tri programet e kaluara, janë analizuar ankesat, por menaxhmenti i ri nuk ka mundur të merret me to, pasi siç tha, të gjitha vendimet që janë marrë për ata kandidatë mbajnë datën e para 1 tetorit:

RCCOLA

“Nuk ka qenë shumë korrekte dhe e ligjshme që ne të ndërhyjmë të korrigjojmë ato vendime. Por, ne do të jemi të interesuar që në tri programet e doktoratës që ne kemi shpallë konkursin, pranimi të jetë shumë transparent dhe krejtësisht në frymën e ligjit, kritereve që dalin prej rregullores dhe statutit për studimet e doktoratës. Publikimi i rezultateve do të bëhet në uebfaqe me nënshkrimet e komisionit dhe me pikët e kandidatëve”.

Synimi i tanishëm i rektoratit është që të nxisim njësitë akademike të dërgojnë sa më shumë programe të doktoratës për akreditim në Agjencinë e Akreditimit. Rektori Gashi, tha se afati i fundit për të dorëzuar programet për akreditim është 20 janari i vitit që po vjen. Më 20 janar Bordi i Agjencisë do të fillojë t’i shqyrtojë ato.

“Ne i kaluam në mbledhjen e fundit të senatit tri programe, në mbledhjen tjetër tri të tjera për t’i çuar në agjenci për akreditim dhe shumë të tjera programe të masterit, bachelor dhe të doktoratave janë lënë për mbledhjen e radhës të senatit para datës 20 janar, në mënyrë që të arrihet me apliku me ato programe atje”.

Gashi tha se në ato njësi akademike ku ka staf dhe kushte, do të ndihmohen që të akreditohen programet. Por, do të jemi rigoroz që jo në çdo njësi mund të hapen studime të doktoratës, tha ai, duke shtuar se ka pasur ambicie që pa studime të masterit të shkohet në studime të doktoratës.