Mobi Casa

Më 11 janar formimi i fondit për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të mblidhen ne datën 11 janar, në një takim të përbashkët në qytetin e Prizrenit.

Vendimi i pare, i bere publik deri tani te pakten, do te jete nje simbolike e forte, siç eshte ai per akordimin e një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës, për ngritjen e një materniteti në këtë zonë.

Eco Higjiena

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e kanë konfirmuar përfaqësues nga të dy qeveritë. Në fakt, kjo mbledhje ishte parashikuar të mbahej qysh në muajin nëntor, madje kjo do të ishte edhe një simbolikë më rastin e Festës së Flamurit. Por shtyrja e mbledhjes erdhi pas zgjedhjeve vendore në Kosovë, raporton TCH.

Takimi i përbashkët i dy qeverive është hedhur si ide qysh në fillim të marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, madje në vizitën e tij të parë në Kosovë me anëtarë të kabinetit të tij. E njëjta gjë pritet të ndodhë më vonë edhe me qeverinë turke, shtet i cili tashmë ka marrë pozitën e partnerit strategjik për Shqipërinë. Me fondin që pritet të akordohet për Luginën e Preshevës në këtë mbledhje të parë të dy qeverive shqiptare pritet të ndërtohet edhe një shkollë atje./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.